Friday, July 5, 2013

Vargje Patetike



Më shkruhen sonte vargje patetike
me gjëmba brenda,
pupula krahësh  dhe petale trëndafilash
 copra ëndrash të thyera  dhe gjurmë të gjakosura .

Më shkruhen sonte vargje patetike
pa pathos  metafora të ngrira dhe mure…
Të abortuara nga një muze dështake nën qiell të hapur
sepse  kujtonte se femija mund të mbahet në bark përjetë.

Më shkruhen sonte vargje patetike
me bisqe dashurish nga brymë e ndarjes  tharë…
vjeshtë nga flokët e zverdhura të hequra zvarrë…
parqe ku drurët e dhimbjes kryqëzohen…

A ka vallë  më patetike në ketë botë
se varret kolektive  ku varrosen
 bebet e palindura, krahët, degët, gjethet e verdha, puplat,
 copëzat, bisqet e thyera, trëndafilat dhe gjurmët e përgjakura?




* pathetic - Arousing pity, esp. through vulnerability or sadness.
                - Miserably inadequate.

5 comments:

Anonymous said...

Shume dhimbje kjo poezi, kamomila!

parqe ku drurët e dhimbjes kryqëzohen…- kjo do te shkonte bukur si perkufizmim i jetes

Kamomila said...
This comment has been removed by the author.
Kamomila said...

Dhimbja eshte pjese e jetes i/e panjohur. Madje nje ndjesi fisnike do te thoja :)
Faleminderit per komentin dhe vleresimin.

Anonymous said...

I just love it Kamomile! Love it!

Kamomila said...

Faleminderit e dashur Henez