Friday, June 15, 2012

Copëz…

Pse  më  flet me gjuhë qiparisash
dhe më kujton kishën e vogël të lashtë
vetëm ca rrugëza larg shtëpisë time
me një dritë të mekur në dritare
që unë e kisha kaq shumë frikë….
Kështu më tremb dhe  erë e fjalëve të tua
musandër, sepet’ i gjyshes , sandërma.
Kërkoj të të ndjek, kërkoj të të gjej…
Më rritet brenda ankth’  i pritjes
dhe frika se do të të  humbas
mes  yjeve që pikojnë  pluhur qumështi
përmbi majat e heshtura të selvive.
Një zog i vogël në degë të tyre,
më  përpëlitet në krahëror.

2 comments:

Anonymous said...

That's you and your sui generis poetry! Thnx, Merita!

Alma BURIMI said...

Trishtim kujtimesh…mistere te femijerise te nje zemre te ndjeshme e te brishte,.. qe kerkon e pret,.. qe veren e shpreh…
Vetem, dhe vetem MERITE!