…farëzat mufaten në trurin tim
rrënjë te vockla fillojnë të lëshojnë
në rrudhat e thella apo tulin e butë
e ndërsa sythët ngjizen
e harpën e qerpikëve hapin
lëvozhga ime përgjumet
gjymtyrët shkunden dhe bien
instikti refuzon lëvizjen
e unë këmbët-ngul
dhe qëndroj e pafuqishme
duke pritur përgjoj shpërthimin
e të gjitha farëzave
që kurrë s’vdesin brenda nesh
por ngrohtësinë presin
dhe flladin e pranverës
që të ringjallen përsëri
3 comments:
Mbetem nje lexues i rregullt qe ka kenaqesine te te lexoje
pranvere 2012. farezat kane shperthyer dhe askush nuk i pergjon.
:) me shijoi autoportreti yt ne ato pak vargje, sikur te isha flllad.
- f -
- f - ... per fllad? :)
Post a Comment