Saturday, August 8, 2009

Përrallë (nga e kaluara) me ujk

Në muret antike të kujtesës,
myshqet e harresës harlisur rriten.
Në zgavrat vënde vënde nuhas netët…
të ngrohtat netë të plazhit
me frymëmarrje hëne.
Më shfaqesh ti pastaj,
që si ujk pas saj ulërije
trupin shpërtheje...
lëkurën pranë meje lije në shtrat
dhe pas erës së hënes bridhje...
Ndërsa unë...
une bareshë pa krrabë,
me fërshëllima
përpiqesha të të ndillja në prag.
...........................................
Kulprat varen mureve të kujtesës
Tejzgjatur deri në ditën
kur të gjithë ujqërit
i mbylla në lëkurën tënde.

6 comments:

xhenius said...

bukur kamomila,me pelqen stili yt,Hena e pa ndashme ne enderrimet tona,e bashke me te sa here yjet kemi numeruar....

shpresoj qe ujku te jete kthyer ne qingj apo jo?! hahaha!

Kamomila said...

Faleminderit xheni qe me lexon gjithmone...
Ujku? Eh ujku.... :)

Mirulexofshim.

Anonymous said...

restesisht sontepa e kuptuar hapa blogun tuaj dhe ndesha me poezine perralle me ujk.....e mrekullueshme!
kur te kem kohe do rifutem per te lexuar me shume nga krijimet tuaja.
faleminderit per kenaqesine qe me dhate.

naten

Kamomila said...

Ju falenderoj,

Pelqesa juaj me ben te ndjehem mire. Jeni i/e mirepritur ne cdo kohe.

nje nate te kendeshme dhe ju.

Andrea said...

Shkruan shume bukur Kamomila!
Suksese.

Kamomila said...

Andrea,

Faleminderit dhe.... miresevjen ne blog. :)