Po më kalbet në tru ky varg
si gozhdë e ngulur në mish të butë…
S’kam kohë ta lind…
s’kam kohë ta vdes…
s’kam kohë ta perëndoj në det
atë copëz hëne të kripur
që na spërkaste në breg
me shkumbë drite
në të ngrohtat netë
ndërsa unë vjedhurazi
t’i vidhja vargjet nga vështrimi
e gjerdan rruazash
për sytë e pasyrës i beja…
3 comments:
Touché! Shume e bukur kjo poezi!
"S'kam kohe ta lind,
s'kam kohe ta vdes..."
Do t'i vecoja keto vargje per deshiren time.
p.s. Sigurisht qe te lexoj dhe s'pertoj te le komente. Me pelqen :)
Edhe mua me pelqen, Merita. Shkruan embel ti, dhe nuk e di pse por vargjet e tua, pothuaj ne te gjitha poezite, percjellin njefare erotizmi shume ndjelles. Me ndje, Ati im, me duket se rashe ne mekat ! Por ja qe keshtu eshte, sa here qe kam dale kendej per ndonje poezi, kam pasur ndryshim ritmi te zemres :D. Te pershendes, UN.
e bukur ,jashte te zakonshmes e bukur...
Post a Comment