Erdhe Prill?
Po pallton e madhe, kapuçin dhe shallin
me vete pse i more?
Mbi ballë
vështrimi i murrmë i qiellit
të mjegullon.
Shiko mbi supe si të kanë ngelur
fije nga flokët e bardha të dimrit,
që prej takimit të lamtumirës me të...
...........................................
Na lodhe prill, na lodhe...
Me rrjetën e erërave te ftohta të padurimit
na mbështolle...
Gjethëzat e blerta i frikësove
dhe pallton e sythte
nuk po guxojnë
nga trupi ta heqin.
3 comments:
ah kjo eshte vertet naive
dorashka e shall?
ah kjo eshte vertet naive
dorashka e shall?
Anila nr1,
Te falenderoj per komentin.
Post a Comment