Ken Saro-Wiwa
Nuk është çatia
që pikon
as
mushkonjat fishkëllyese
në qelinë
e lagësht dhe të mjerë
Nuk është
kërcëllimi i çelësit
kur
kujdestari brënda të mbyll
Nuk është
ushqimi i pakët
i
papërshtatshëm për njerëzit a kafshët
dhe as
zbrazdësia e dites
që zhytet
në të zi të natës
Nuk është
Nuk është
Nuk është
Është
gënjeshtra që trumpetohet
në veshë
për një brez të tërë
është
spiuni i sigurimit me amokun e tij
që
ekzekuton vendimet shkatërrimtare të pashpirt
në
shkëmbim të një vakti të mjerë ushqimi
gjykatësia
që regjistron në regjister
një vendim
që ajo e njeh si të pamerituar
morali i
vjetëruar
marrëzia
mendore
mishi i
diktatoreve
frika e
maskuar si bindje
që bën
strehë në shpirtrat tanë të shpifur
janë
pantallonat e shurruara nga frika
që ne nuk
guxojmë ti lajmë
Kjo është
Kjo është
Kjo është
Miq te
dashur, ajo që shndrron botën tonë të lirë
në një
burg të zymtë.
Shqiperoi M.P.
No comments:
Post a Comment