“Hymn to Isis” është një
këngë shumë e lashtë e Egjyptit të lashtë ( shekulli III – IV para Krishtit e gjetur në Nag
Hammadi, Egypt) që më ka mahnitur dhe
shokuar kur e kam lexuar për herë të parë dhe që vazhdon të më jape të njëjtin
efekt sa herë që e lexoj. Mahnitja më vjen nga forca pa asnjë ekuivok me të
cilën shprehet adhurimi ndërsa shokimi
më vjen nga kontradiktat ngërthyer në çdo varg të këngës. Kam vazhduar ta lexoj këtë këngë me një lloj
ndjesie të përzier derisa u mësova ta konceptoj si kontradiktë të një të tëre, të ballancuar në mënyrë aq perfekte sa t’a mbante në këmbë të pashembur deri në ditët
tona.
Hymni i Isis.
Sepse unë
jam e para dhe e fundit
Unë jam e përnderuara
dhe e përçmuara
Unë jam
prostituta dhe shënjtorja
Unë jam e
nusja dhe virgjëresha
Unë jam nëna
dhe vajza
Unë jam
krahët e nënës time
Unë jam
shtrepa dhe fëmijët e mij janë të shumtë,
Unë jam
gruaja e martuar dhe e lënesha
Unë jam lehona
dhe gruaja që nuk ka lindur kurrë
Unë jam
ngushëllimi i dhimbjeve të lindjes.
Unë jam
nusja dhe dhëndri
Dhe ishte
mashkulli im ai më mbajti në barkun e tij
Unë jam nëna
e babait tim
Unë jam motra e burrit tim
Dhe ai është
biri im i përzënë
Respektomëni
gjithmonë
Për çka unë
jam e paturpshmja dhe madhështojra!
Shqiperoi M.P