Ajo
bareste e vetme, gjysem e cmendur mes rrenojave totale dhe vrullit te
rrezimit i cili akoma nuk kishte mbaruar. Kufijte ishin shembur edhe ne
mendjen e saj dhe ajo kercente pa veshtiresi nga e shkura e realitetit
ne te tashmen e shkaterruar dhe ne te ardhmen e endrres. Te gjitha te
thermuara ne nje rremuje perfekte. I dhimbnin te gjitha copezat e
njohura dhe te panjohura qe gjente ne udhe por nuk e dinte se ku
perkisnin dhe pse tamam i dhimbnin. Nuk kuptonte kufirin mes
shkaterrimit te vertete dhe atij imagjinar. Tre dimensionet e kohes
shtriheshin tani ne nje plan te vetem...
Ku ishe
ti- bertiti me tersellemen e nje hungerime kali- ku ishe ti kur e gjithe
kjo ndodhi po ndodh dhe do ndodhi? Ku je tani? Ku je? Ku i ke premtimet
e tua qe te mos me vrisje kurre? qe te me shpetoje nga dhimbja? Shiko
cfare me beri te besuarit tek ty.... Ku je?
Ai doli nga pluhuri i rrenojave dhe iu
afrua qetesisht. Ishte i zbehte dhe i mbuluar ne djerse. Shikimin e
kishte te humbur. Asgje perreth nuk i bente pershtypje. " Asgje nuk
ndryshon- i tha me nje ze te mekur- ka vetem transformim" . Pastaj e pa
me nje veshtrim tejet te habitur dhe nga dora qe mbante fshehur pas
shpine, nxorri nje molle dhe ia dha.
2 comments:
pergezime. Kuptimplote detaji i molles ne fund. Eva, Adami, molla, mekati fillestar, mekati pasardhes. Kamomila,nese e elaboron edhe pak ndoshta del dicka me interesante.
Nuk mendoj qe do i shtonte ndonje vlere elaborimi. Jam e mendimit qe nje ndjesi apo ide qe mund te percillet me tre fjale, nuk ke pse e shkruan me pese fjale. Vetem nese idea nuk del e qarte atehere do isha plotesisht dakord me ju. Kjo eshte nje nga ato qe une i quaj "grimca" dhe qe kane ne pergjithesi konstruktin e nje paragrafi.
Falemunderit per leximin dhe komentin.
Post a Comment