Pluhni i krahve t’flutrave
vazhdon me ranë…ranë… ranë…
n’lug
edhe pse ato kanë shtegtue
vite t’shkueme pa kthim.
Pemt' e rralla presin
t’prekunit e mollzave me u përkul.
Janë t’vakta dit’t e ndriçueme
nga rrkajë e zezë e korbit t’Poes…
e muzg’ i amël t’rren… rren… rren
se i dit’ shtegtaret kanë m’u kthye.
2 comments:
eshte shpirti i kerrusur nga dimr'i pafund,embelsia e gegnishtes dhe talenti yt kamomila,te japesh kete tabllò te kendeshme.mi piace!
Me than te drejten,po me cudit.
Unkle.
Post a Comment