Keshtu pra, ti deshiron të bëhesh shkrimtar?
Nëse nuk të vjen si një shpërthim nga brendësia
pa marrë parasysh asgjë,
mos e bëj atë punë!
Nëse nuk të vjen pa të pyetur fare
nga thellësi e zemrës, mendjes, gojës
rropullive të tua
mos e bëj !
Nëse do të të duhet të ulesh
e të qëndrosh me sytë ngulur për orë të tëra
mbi ekranin e kompjuterit
apo përkulur mbi makinën e shkrimit
duke kërkuar fjalën e duhur,
kjo nuk është punë për ty !.
Nëse do e bësh për para apo për famë,
lëre atë punë.
Nëse do e bësh
për të pasur gra në shtratin tënd,
as mos mendo të shkruash !
Nëse do të të duhet të ulesh mbi të
e ta shkruash dhe ta shkruash dhe ta rishkruash përsëri,
më mirë lëre atë punë.
Nëse të duket e vështirë
vetëm duke e menduar,
mos e bëj!
Nëse përpiqesh të shkruash si dikush tjetër,
mos u merr fare me të shkruarën.
Nëse ulesh aty
dhe pret që shkrimi të gjëmojë jashtë teje
dhe pret e pret dhe ai nuk del,
merru më mirë me diçka tjetër.
Nëse shkruan që sëpari t’ia lexosh të dashurës ,
të dashurit, gruas apo prindërve
ose një tjeter njeriu kushdoqoftë
ti nuk je akoma gati.
Mos u bëj si shumw shkrimtarë,
si mijera njerëz që e quajnë veten shkrimtarë
mos u bëj i zymtë, i mërzitshëm
dhe i shtirur,
mos u konsumo duke dashuruar vetveten
Bibliotekat e botës gogësijnë përgjumshëm
mbi tipa të këtij lloji.
Mos i shto ata më shumë.
Mos u merr fare me atë punë.
Për sa kohë që nuk të ka shpërthyer
nga thellësia e shpirtit tënd
si një raketë,
për sa kohë që
të qëndruarit indiferent karshi saj
nuk të bëjnë të çmëndesh apo të vrasësh veten
a dikë tjetër,
mos u merr me atë punë !
Për sa kohë që dielli brenda teje
nuk t’i ka djegur akoma rropullitë
mos e bëj .
Kur vërtet të jete koha
dhe nëse je ti ai i zgjedhuri,
ajo do të ndodhë vetë
Dhe do të vazhdojë e do të vazhdojë
derisa të vdesësh ose derisa
ajo të vdesë brenda teje.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër
dhe kurrë nuk ka pasur.Bukowski on writing
So, you want to be a writer?
If it doesn't come bursting out of you
in spite of everything,
don't do it.
unless it comes unasked out of your
heart and your mind and your mouth
and your gut,
don't do it.
if you have to sit for hours
staring at your computer screen
or hunched over your
typewriter
searching for words,
don't do it.
if you're doing it for money or
fame,
don't do it.
if you're doing it because you want
women in your bed,
don't do it.
if you have to sit there and
rewrite it again and again,
don't do it.
if it's hard work just thinking about doing it,
don't do it.
if you're trying to write like somebody
else,
forget about it.
if you have to wait for it to roar out of you,
then wait patiently.
if it never does roar out of you,
do something else.
if you first have to read it to your wife
or your girlfriend or your boyfriend
or your parents or to anybody at all,
you're not ready.
don't be like so many writers,
don't be like so many thousands of
people who call themselves writers,
don't be dull and boring and
pretentious, don't be consumed with self-love.
the libraries of the world have
yawned themselves to sleep
over your kind.
don't add to that.
don't do it.
unless it comes out of
your soul like a rocket,
unless being still would
drive you to madness or
suicide or murder,
don't do it.
unless the sun inside you is
burning your gut,
don't do it.
when it is truly time,
and if you have been chosen,
it will do it by
itself and it will keep on doing it
until you die or it dies in you.
there is no other way.
and there never was.
7 comments:
Dua, posi...:)
"Dashke" më ngjan si formë qesëndisje, gjë që nuk është qëllimi i autorit.
Do ta kisha filluar me :
Kështu pra, dëshiron të bëhesh shkrimtar?
Po ashtu, "mos e bëj atë", te vargu i tetë nga fundi, më duket më mirë "mos e bëj".
"me të shkruarit" më duket më e saktë se "me të shkruarën".
"kushdoqoftë" do të ishte më mirë te "ose një njeriu tjetër çfarëdoqoftë".
"ajo do të ndodhë vetë" më duket më mirë pa "ajo".
Kaq kisha unë (për momentin), Kamomilë e dashur.
Falemnderit!
Faleminderit ty akvll.
Disa nga veretjet me duken me vend dhe do ti korigjoj.
Faleminderit edhe njehere qe me ndjek.
I enjoyed reading this... Made me think :)
Me pelqeu shume si poezia e Bukowskit ashtu edhe perkthimi...aq shume saqe ndoshta pikerisht ajo me frymezoi per te shkruar edhe une kete poezine e meposhtme:
Poemë e hapur një kandidati për lexues
Ti kërkon një poet të madh…të madhërishëm… madhështor
që të shkruajë për ty, lexuesin e ardhshëm?
Një poet për të cilin trumpetat e tua prej mjegulle të bien çdo ditë e çdo natë…?
Një poet që do ta dojë i gjithë soji juaj e të jetë ekskluzivisht i juaji?…
Një rapsod mjekërgjatë
të cilin do ta duartrokisni
përunjësisht…
pambarimisht….
unanimisht…?
Një ajatollah
një idhull,
një bard ?
Një gërmaxhi i cili të gërmëzojë atë që mund ta kishe bërë lehtësisht ti
nëse do kishe pasur 5 minuta të lira në intervalin e një ndeshje bilardoje në klubin aty pranë ?
Kemi mijëra vjet që keqkuptohemi ti dhe unë,
por tani së fundi
(siç e sheh edhe vetë)
nuk jam më aq i mirësjellshëm
Unë nuk shkruaj për ty.
Kurrë nuk kam shkruar për ty.
Kurrë nuk do shkruaj për ty.
As për të tjerët.
Natyrisht as për veten time.
Nuk shkruaj.
Shkruhem.
Ti i lexon ato për një arësye të thjeshtë:
përdorim të njëjtin alfabet dhe të njëjtat gërma.
Por ne nuk jemi njësoj dhe ndoshta kurrë s’do të jemi
siç nuk janë njësoj gjumi dhe ëndrra…
Poeti është ai që ka dashuruar
kur ti nuk mund të dashuroje përsëri
që ka falur atë që ti nuk e fale kurrë dot,
që ka tradhëtuar atë që nuk ke mundur të tradhëtosh ti…
që kur ti qeshje derdhi të rëndët lotë…
që zvarritej kur ti vrapoje
që heshti kur memecët folën
që kujtoi kur ti doje të harroje…
që buzëqeshi mbi kryq..
që jetoi kur e vranë
e kur e ringjallën vdiq…
Nuk jam prifti yt.. as dhaskali…as moralisti
e as gjykatesi të cilit sapo i ke dhënë rryshfetin e parë…
e sigurisht as gladiator
nuk jam as argetuesi yt
qoftë edhe i paguar me para në dorë….
nuk jam as ëngjëlli që do zbukurojë netët e tua në mungesë të parajsës e sigurisht
as djalli…
nuk jam mesia yt
e natyrisht as Gjon Pali…
E di…akoma nuk je lexues vargjesh,
por përtypës gërmash që si një varg gështenjash të zjera
me pesë lekë i blen dhe i ha kushdo…
kudo…
kurdo….
por poezia nuk është pica që t’u dha falas ta përtypësh në banketin promovues anës trotuarit
as buka me gjalpë e djathë që jot gjyshe ta ushqente pasditeve të fëmijërisë tënde të krisur
nuk është biberoni me të cilin qetësohen grindjet e shtatanikut që nga djepi përdhe ka rënë
apo peshqiri me të cilin fshin djersët shkujdesur pas seksit rutinor mbi çarçafin spermqëndisur.…
e as puhiza e vonuar një mbrëmje të nxehtë gushti nën një qiell yjesh shtatzënë …
Hej, ti kandidat për lexues poezish!
Kur mes presjeve, pikëpresjeve,
pikëve, pikëçuditëseve, pikëpyetjeve,
retiçencave, apostrofëve si në një vrapim me pengesa
do arrish në finish bashkë me mua …
kur të zvarritesh nënrreshtave
si poeti në skutat e panjohura të shpirtit tend,
kur të guxosh të turbullosh një gjumë të pafjetur akoma,
ndërsa dheun të heqësh nga vargjet për të zbuluar ndoshta edhe epitafin tend apo ndoshta edhe kufomën time…
kur të guxosh të recitosh me zë të lartë ato që u shkruan në vetminë e heshtur…
kur çmendurinë ta njohësh për privilegj e në fund të tunelit të saj të shohësh dritë…
kur të guxosh e riguxosh të shohësh për një çast të vetëm pa t’u dridhur qerpiku
atje ku poeti ka parë një jetë të tërë…
kur të guxosh të verbosh sytë nëse kjo do të të ndriçojë shpirtin…
kur të jesh i gatshëm për t’u vrarë…
për t’u vetvrarë..
për t’u varur në pikëpyetjet e mia siç jam varur unë netëve pas ëndrrës që ti nuk arrije ta shihje dot në gjumin tend të qetë,
kur të kuptosh që Triumfi nuk ka nevojë për Harqet,
atëhere PO!
Atëherë do jesh lexuesi im dhe ajo çka shkruaj unë
do të jetë e jotja…
Përjetësisht e jotja.
Përndryshe kënaqu veç me gërmat
Nuk i meriton vargjet!
whisper
Shume ok Whisper. Vertet.
Por sjam dakord me Buk, e tepron ne shume gjera.
Ej miredita.
Doja vetem te te pyesja nese ky perkthim eshte joti duke qene se e kemi botuar te www.tiranacalling.com edhe nuk e di, nese deshiron te shtojme diçka "Perkthyer nga..."
apo edhe me postu shkrime te tjera gjithmone nese deshiron.
Blog i mire. Keep on working in the free world.
Pershendetje "Tirana Calling".
Mund te marresh cfare te duash nga blog im dhe ti postosh, por te lutem te shenosh poshte ermin e autorit apo te perkthyesit ( nese eshte perkthim).
Mund te shenosh " Kamamila" ose emrin tim te vertete , une nuk kam asnje problem, perkundrazi do me behej qefi.
Mirulexofshim.
Post a Comment