Friday, March 20, 2015

Mos u ndal….


“Bukowskiane”

(If you’re going to try, go all the way….)

S’ka rëndësi për kufomat që anash rrugës lë
dhimbjen e korrur në fushat dikur të përkora
shpirtin e humbur në labirinthet e pendesës
gjakun e gjurmëve të këmbëve të lodhura

nëse do të provosh… mos ndalo
gënje dhe mashtro shkil mbi gjithçka
mbyti dashuritë me kordonin umbikal
dhe anash rrugës tënde i lësho.

nëse i futesh një udhe kurrë mos u ndal
ec, qoftë dhe i vetëm në rrugën vendimtare
të gjithë ata që të deshën apo të duan
shtyj- pshtyj -dhuno e kafsho.

nëse shkon drejt një qëllimi mos e mendo kurrë kthimin
shkundu nga çdo rrënjë, shpirtin ngurtësoje
vriti netët mëngjeset  muzgun dhe vesën
ushqeje terrin me përpëlitjet e agimit.

Nëse për udhë je nisur, një-drejtimsh është kalimi
i vetmuar apo duke zvarriturr kufomat nga pas
vetëm në fund të rrugëtimit mbaje frymën
ku të pret fama, lavdia,  pasuria,  çlirimi
  
nëse guxon të nisesh… në fund shkoi qëllimit
edhe kur gërmimi  tunelit, jetën të rrëmben
nga dy anë të kundërta që nuk takohen kurrë
edhe kur “ drita në fund të tij është një tren”
  
nëse vendos të shkosh “all the way”
çdo lulëkuqe a margaritë me thunder shifto
petalet gërryejua me ankth “arrij nuk arrij..”
edhe në arrifsh në fund, përbindesh apo “njeri”